Ra nga skela teksa punonte, ndërron jetë 40-vjeçari në Himarë

Jil
Jil
1 Min Read

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Dhërmi pasi ra nga skela e ndërtimit ku po punonte në një objekt. Artan Ndini dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia.about:blank

Fillimisht u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por 40-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga rënia.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.about:blank

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *