Radhë kilometrike makinash në temperatura të larta te tuneli

Editor
1 Min Read

Tuneli i Llogarasë ka shkaktuar trafik të rënduar, pavarësisht se ka vetëm dy ditë që është hapur për publikun dhe duhet të lehtësonte kalimin në këtë aks.

Qindra pushues janë bllokuar për orë të tëra në radhë kilometrike, në dalje dhe brenda tunelit në tentativë për të shkuar apo për t’u kthyer nga plazhet.

Sipas disa raportimeve në disa media, trafiku është shkaktuar nga qytetarët kuriozë që kanë marrë makinat e tyre dhe kanë nxituar për të parë këtë vepër të infrastukturës rugore.

Kujtojmë se kalimi në tunel këtë vit është falas, ndërsa vitin tjetër do të jetë pesë euro për makinë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *