JiL.al - Jeto i Lumtur

Rama shtyn takimin me emigrantët në Britani dhe Gjermani

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas Londrës, kryeministri Edi Rama ka shtyrë edhe takimin që kishte parashikuar me emigrantët në Dyseldorf në Gjermani.

Ky takim ishte parashikuar për në datën 16 qershor, ndërsa raportohet se shkak i shtyrjes janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Mësohet se ky takim pritet të zhvillohet në muajin shtator.

Më herët u raportua se kryeministri anuloi dhe takimin me diasporën në Britaninë e Madhe, që mesa duket do të zhvillohet pas zgjedhjeve të parakohshme atje, që do të mbahen më 4 korrik.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare.

Kreu i qeverisë e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.

Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos.

Scroll to Top