Rama del me qëndrim zyrtar për futjen e SHBA në luftë me Iranin

Jil
Jil
3 Min Read

Kryeministri Rama: Regjimi në Teheran është një teokraci me retorikë apokaliptike – Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump kundër armatosjes bërthamore të Iranit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë të fortë dhe të pazakontë, ka cilësuar regjimin e Iranit jo thjesht si një shtet tjetër me ambicie bërthamore apo diktatoriale, por si një teokraci unike, e rrezikshme dhe e pajisur me retorikë apokaliptike.

“Nuk kemi të bëjmë me një shtet bërthamor si gjithë të tjerët. As me një diktaturë që synon armët bërthamore. Bëhet fjalë për një teokraci – e armatosur me një gjuhë që predikon shkatërrimin, e mbrujtur prej dekadash me propagandë që e shpall botën e lirë si ‘satanike’ dhe që kërkon hapur zhdukjen e saj”, është shprehur Rama.

Ai e cilësoi regjimin në Teheran si një devijim të rrallë në historinë e shteteve të armatosura bërthamorë, duke theksuar se nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër, pavarësisht sistemit politik që ka.

Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi qëndrimin e Shqipërisë si një shtet që ka dalë nga errësira e një regjimi ateist brutal dhe që sot është krenarisht pjesë e botës së lirë, si dhe partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shqipëria qëndron plotësisht në krah të përpjekjeve të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë ndonjëherë armë bërthamore,” deklaroi ai.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare rreth programit bërthamor të Iranit janë sërish në rritje, dhe përfshirja diplomatike e Shqipërisë në këtë temë thekson orientimin e saj të qartë pro-perëndimor.

/noa.al

Deklarata e plotë

“Ky nuk është thjesht një tjetër shtet me kapacitete bërthamore, as një diktaturë me ambicie për të zotëruar armë të tilla.

Është një teokraci, e pajisur me një retorikë apokaliptike, e ngulitur në një traditë shtatëdhjetëvjeçare të etiketimit të kombeve të lira si “satanike”, dhe që bën thirrje të hapura për zhdukjen e tyre. Në çdo drejtim, ky është një përjashtim i rrezikshëm, ndryshe nga çdo shtet tjetër që disponon armë bërthamore, pavarësisht sistemit të tij politik.

Si një shtet që ka dalë nga errësira e një regjimi teokratik brutal, dhe një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e Presidentit Trump në ndalimin e regjimit teokratik në Teheran që të zotërojë armë bërthamore.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania