
Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke komentuar deklaratat e këtij të fundit mbi mungesën e tij në komunikimet publike.
Edi Rama: “Duke shkuar rrugës për fier dhe më vjen kjo video nga Luli. Po m Lul si mos të pyes për ty, na thave sytë. Si thanë vdiq Luli, vetëm unë se besova se ti e di që je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top, 7×7 bëjnë 42, se luan topi.
Ku ka vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole e the jam gjallë, thash mos po rren tani. I ndeze motorët ë, i madh je. Shyqyr. Bravo, Oriolës dhe demokratëve euroatlantikë që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë. Me ty fiton, edhe kur humb fiton, prandaj forca”, tha Rama.
Lulzim Basha: Kreu demokratëve Euroatlantik, iu përgjigj kryeministrit përmes një videoje të postuar në Facebook, duke deklaruar se ndodhet në terren në takime me demokratët dhe se vijon përgatitjet për sfidat e ardhshme politike.
Replikat mes dy liderëve vijnë në një moment të tensionuar politik, ndërsa opozita po përgatitet për organizimin e saj të brendshme dhe sfidat elektorale të ardhshme.