
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një deklarate për mediat, i ka thirrje çdo demokrati që të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin e çdo vote që qytetarët kanë hedhur më 11 maj. Ai u bëri thirrje komisionerëve të opozitës që të votojnë çdo votë që është e hedhur në kuti.
I pyetur nga gazetarët, lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, zgjedhjet u zhvilluan me shkelje të rënda dhe të hapura të kritereve demokratike, duke përmendur presionin përmes punësimeve, kanabisin, patronazhistët dhe faljen e gjobave si mjete për të ndikuar votën.
Ai theksoi se këto nuk janë thjesht akuza politike, por të çertifikuara edhe nga forume ndërkombëtare. Megjithatë, Berisha bëri thirrje për durim dhe përgjegjësi, duke kërkuar që të numërohet çdo votë para se Partia Demokratike të japë vlerësimin përfundimtar për procesin
Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se opozita nuk do të mbyllë sytë ndaj shkeljeve të rënda në zgjedhje, si blerja e votës me para publike, falja e gjobave dhe kultivimi i kanabisit. Ai nënvizoi se këto janë përgjegjësi e qeverisë, jo e opozitës, por pavarësisht gjithçkaje, çdo votë duhet të numërohet, ky është qëndrimi i Partisë Demokratike.
Lideri i demokratë Sali Berisha tha para gazetarëve se ky është viti më i errët elektoral në historinë e Shqipërisë, ku për herë të parë janë në proces politik tre liderë opozitarë, janë dhënë publikisht 100 euro për votë, janë falur 150 milionë euro gjoba dhe janë shpërndarë mbi 130 licenca për kultivimin e kanabisit. Ai theksoi se këto shkelje cenojnë thellësisht parimet e zgjedhjeve të lira, por opozita duhet të vazhdojë të qëndrojë e vendosur dhe të numërojë çdo votë.
Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se ‘vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për mbrojtjen e votës së shqiptarëve. Ky komb do votojë i lirë’.
FJALA E PLOTE:
Për PD-në, procesi elektoral është procesi themelor i një shoqërie të lirë dhe i njerëzve të lirë.
Pra, është procesi më serioz.
Në këtë kontekst jam këtu së pari për të shprehur mirënjohje, falënderim të madh për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve.
Së dyti, u bëj thirrje të gjithë strukturave të PD, komisionerëve, vëzhguesve, kandidatëve, drejtuesve, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.
Unë këtë kisha qëllimin tim të paraqitjes para jush, në mënyrë edhe njëherë, një thirrje për demokratët, opozitarët të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin tonë maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë.
Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët sot.
PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Pyetje: Votat e numëruara deri tani na tregojnë një diferencë për PS. A ka Partia Demokratike projeksionet e saj.
Sali Berisha: PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës se çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Këtu të mos ketë askush iluzione se ato konkluzione kanë qenë politike. Jo, ato kanë qenë të bazuara dhe të certifikuara tashmë nga forume politike ndërkombëtare. Ndaj dhe të durojmë për të përfunduar edhe numërimi i votës së fundit.
Atëherë PD do të bëjë të gjithë vlerësimin e saj.
Pyetje: A do e njihni rezultatin?
Sali Berisha: PD do e bëjë të gjithë vlerësimin e saj. Kësaj here, ju që pyesni e keni shumë të thjeshtë, mjafton të lexoni kriteret. Në qoftë se mbillen dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë. Në qoftë se punësohen dhjetëra mijëra punonjës për votë.
Në qoftë se siç e patë vetë… dhe dua të bëj një falënderim për gazetarët për raportimet e shkëlqyera dhe sakrificat që kanë bërë… në qoftë se ju patë qendrat e votimit të rrethuara nga patronazhistë në të katër anët dhe zyrat ilegale të PS të ngritura pranë qendrave të votimit.
Në qoftë se patë faljen dy net para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë.
Por unë nuk jam këtu për këtë sot, se këto i kemi thënë ne.
Unë jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë. Ne të tregojmë përgjegjësi para atyre që kanë votuar duke numëruar çdo votë. Ky është qëndrimi ynë sot…
Pyetje: Po në votën e fundit, nëse është ky rezultat dhe ju do të shpalleni humbës….
Sali Berisha: Edhe njëherë, asnjë njeri para këtij procesi nuk mund të bëjë automatin, nuk mund të bëjë sikur këto nuk kanë ndodhur. Ju jeni dëshmitarë se këto që thashë unë, katër prej tyre janë me vendime zyrtare qeverie, janë publike, nuk janë private. Ka kritere për zgjedhjet.
Janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë.
Përveç të tjerash, Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë këtu të fshehtë. Në këto kushte nuk ka njeri që mund të vërë në dyshim këto që themi ne. Por unë jam këtu sot për të kërkuar nga strukturat e PD, pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin tonë të numërojmë çdo votë.
Pyetje: Mos po paralajmëroni mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve …
Sali Berisha: Unë po e paralajmëroj këtë? Si po e paralajmëroj unë këtë?
Në qoftë se kryeministri firmos dhuratën kryeministrore 100 euro për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo.
Në qoftë se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo.
Në qoftë se kryeministri firmos faljen e 150 milionë gjobave dy ditë para zgjedhjeve, kjo nuk është përgjegjësia e opozitës.
Cila është këtu përgjegjësia e opozitës?
Çfarë mendoni ju se të jetë opozita të jetë symbyllur ndaj këtyre?
E pamundur.
Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të mbyllë sytë përpara këtyre.
Por këto që janë të njohura.
Pavarësisht, çdo votë duhet të numërohet.
Ky është qëndrimi ynë.
Pyetje: Këto qëndrime dhe akuza që po bëni sot, ngjasojnë shumë me akuzat që ka bërë Lulzim Basha në 2017 dhe 2021. Por nga ana tjetër me statutin e PD-së, ka një klauzolë që thotë se, pavarësisht pretendimeve dhe akuzave që ngrihen mbi procesin, dorëheqja e kryetarit është e parevokueshme.
Sali Berisha: Tani, edhe njëherë, nuk janë dhënë kurrë 138 licenca për mijëra hektarë kanabis. Nuk janë dhënë kurrë 100 euro për votë publikisht.
Nuk duhet të na pengojë mjegulla të shohim drurët.
Nuk ka ndodhur kurrë që të falen dy ditë para zgjedhjeve 150 milionë euro gjoba.
Nuk ka ndodhur kurrë që në një vit elektoral të arrestohen ose të jenë në proces politik tre liderët e partive opozitare.
Nuk kanë ndodhur ndonjëherë këto. Ka një rekord historik ky vend. Kjo është hera e parë. Besoj se jemi dakord.
Kështu që asnjë prej tyre nuk pajtohet me një proces zgjedhor të drejtë.
Nuk pajtohet me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.
Por kjo prapë nuk duhet që asnjë demokrate e demokrat, të shmangë apo të tregojë lodhjen më të vogël, megjithëse lodhja është normale, në vlerësimin dhe numrin e çdo vote.
Besoj se përgjigjja ishte shteruese.
Pyetje: nëse ndërkombëtarët do ti njohin këto zgjedhje, PD dhe ju do ta pranoni rezultatin e dalë nga kutitë e votimit?
Sali Berisha: Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për mbrojtjen e votës së shqiptarëve. Ky komb do votojë i lirë. Forcë në botë nuk do ketë të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë.
Pyetje: As Trump…
Sali Berisha: Trump është një forcë që mbështet fuqishëm zgjedhjet e lira në Amerikë dhe në botë.
Pra, edhe njëherë, ta harrojë kush se mund të pengojë shqiptarët pa votuar edhe ata si kombet e tjera të lira.
Search
Ndiq intervistat e fundit
Protestat, Zhupa: Shesh lirie, zëvendësojë parlamentin e kapur nga kartonat e votave të blera
Shikoje të plotë
7pa5 – “Konflikt social nëse na marrin vulën!” Spaho: Ideatorët e skenarit do mbajnë përgjegjësi!
Shikoje të plotë
Artikuj të ndërlidhur
Qëndrim Politik
Berisha: Ka një rritje të ndjeshme të elektoratit tonë, askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit
DEKLARATA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat, u shpreh se ka një rritje
LEXO MË SHUMË
11/05/2025
Deklaratë për Shtyp
PD thirrje për votim masiv: Çdo votë kundër 12 viteve stanjacion është votë për ndryshim! Të gjithë manipuluesve, kërcënuesve dhe hajdutëve, u bëjmë me dije se jeni listuar si terroristë elektoralë
DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSI I FUSHATËS SË PD, ANDI MUSTAFAJ Partia Demokratike, duke falenderuar qytetarët që kanë votuar sot, pavarësisht presioneve të pafundme të patronazhistëve
LEXO MË SHUMË
11/05/2025
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale