Rama ironizon sërish Berishën me ‘bufin e kënetës’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kryedemokratin Sali Berisha, të cilin e ka quajtur vazhdimisht si “bufi i kënetës”, përmes një postimi në Instagram.

Kreu i qeverisë ka postuar një video që shfaq imazhin e bufit, shoqëruar nga zëri i Berishës, i cili flet kundër SPAK, duke e cilësuar të si organizatë kriminale.

Rama e ka shoqëruar videon e sipërpërmendur me një përshkrim, duke shkruar vetëm “kuak, kuak, kuak”, në drejtim të kreut të PD.

Berisha ka folur nga dita e djeshme kundër SPAK, pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, duke folur edhe për një shkrirje të mundshme të strukturës pas zgjedhjeve të 11 majit.

Scroll to Top