Rama lë pa asnjë vendimarrje Olta Xhaçkën në PS

Editor
1 Min Read

DURRËS- Një tjetër “viktimë” e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste është Olta Xhaçka. Ish-Ministrja, e cila dikur mbante një prej Ministrive më kyç të vendit, atë të Jashtmen, ka ngelur pa asnjë post në PS.

Goditja e parë e Ramës për Xhaçkën ishte heqja si drejtuese politike në qarqe. Më pas ishte marrja e Ministrisë së Jashtme dhe dorëzimi i saj te Igli Hasani.

Por Rama nuk u ndaluan me kaq, pasi vetëm sot i dha një goditje të dyfishtë, që ishte heqja nga lista e sigurtë për mandatet e deputetëve. Vetëm pak minuta më vonë, Rama vendosi dhe ndryshimin e Kryesisë së PS-s, ku emri i Xhaçkës ishte një prej të larguarve.

Me këto ndryshime, shansi i vetëm i Xhaçkës është të marrë vota personale dhe të thyej hersin. Dhe ky shans është vetëm nëse Rama e fut në listë të hapur.

Shpallja e bashkëshortit të Xhaçkës si investitor strategjik në Himarë, duket se po i jep fund karrierës politike deputetes socialiste, në qeverisjen Rama.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *