Rama në Vlorë: E rilindëm edhe Psikiatrikun

Jil
Jil
1 Min Read

Vlorë – Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ambientet e rikonstruktuara të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, një institucion me histori gati njëqindvjeçare, i cili pas investimeve të qeverisë është kthyer në një hapësirë spitalore bashkëkohore, me kushte dinjitoze për pacientët dhe stafin mjekësor.

Gjatë vizitës, Rama deklaroi: “E rilindëm edhe Psikiatrikun, duke i dhënë fund kushteve të papërshtatshme dhe duke garantuar trajtim njerëzor për pacientët dhe punë dinjitoze për mjekët.”

Spitali, me një staf prej 132 punonjësish, mbulon me shërbime shëndetësore pothuajse të gjithë jugun e Shqipërisë, nga Divjaka deri në Konispol.

Pacientët trajtohen sipas një protokolli specifik që përfshin jo vetëm kujdesin klinik, por edhe shërbime gjithëpërfshirëse me fokus integrimin e tyre në komunitet.

Kryeministri theksoi se investime të tilla në infrastrukturën shëndetësore janë thelbësore për ta sjellë Shqipërinë në standardet europiane të kujdesit ndaj qytetarëve. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al