Rama paralajmëron mesazhin e radhës për SPAK

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë 48 orëve të fundit ka lëshuar një sërë kritikash dhe akuzash ndaj SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Krime të Rënda (GJKKO), ka paralajmëruar një mesazh të ri për drejtësinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të vazhdojë të ngrerë zërin për garantimin e pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik. Ai thekson se Shqipëria 2030 duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian, përfshirë edhe për një sistem drejtësie të pavarur që respekton standardet demokratike.

“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve,” shkruan Rama.

Kryeministri, gjithashtu, krahasoi Prokurorinë e Posaçme me hetuesinë e diktaturës komuniste, pas arrestimit të Erion Veliajt, duke shprehur shqetësimin se Shqipëria mund të kalojë nga një republikë parlamentare në një “republikë hetuesish.”

“Ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjesht dhe vetëm të përcjellim lajme. Në të kundërt, ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën sesa me të ardhmen. Pse sepse diktaturë apo republikë hetuesish, Shqipëria ka pasur në të shkuarën. Kjo është një republikë parlamentare, ku në bazë të Kushtetutës pushtetet janë të pavarura,” tha Rama para deputetëve socialistë.

Për sa i përket arrestimit të Veliajt, kryeministri sugjeroi se dosja e SPAK-së ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme, duke aluduar se arrestimi ishte i lidhur me fustanet dhe bizhuteritë e bashkëshortes së tij. Rama sfidoi publikisht SPAK-un të gjejë prova të mjaftueshme për akuzat ndaj Veliajt dhe shprehu shqetësim për dëshmitarët e dosjes, të cilët sipas tij janë intimiduar.

Scroll to Top