Rama takim sot me diasporën shqiptare në Athinë

Editor
1 Min Read

41 ditë para zgjedhjeve parlamentare, kryesocialisti Rama ka zhvendosur fushatën e tij në diasporë; duke takuar dje shqiptarët që jetojnë në Kretë e sot ata që ndodhen në Athinë.

Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 dhe kryeministri Edi Rama do të shpallë para bashkëatdhetarëve të tij, programin e Partisë Socialiste për mandatin e 4.

Premtimi kryesor i liderit të mazhorancës Rama në këtë beteje elektorale, është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.

Ndërkohë, pjesë e programit janë edhe një sërë lehtësirash për çdo qytetar shqiptar që kthehet të investojë në vendin tonë.

Në Greqi jetojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 68 mijë qytetarë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Pas Greqisë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim edhe me shqiptarët që jetojnë në Itali.

Zgjedhjet parlamentare shënojnë betejën e parë elektorale ku do të votojnë edhe emigrantët.

Dy shtetet me numrin më të lartë të diasporës të regjistruar për të votuar në 11 maj janë Italia dhe Greqia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al