Ratifikohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet

Editor
1 Min Read

Me 92 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen me Italinë për sigurimit shoqërore, ku pritet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë.

Kujtojmë se gjatë ditës në fjalën e tij në parlament, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor.

Gjatë diskutimit në Kuvend të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, Gonxhja detajoi disa nga përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *