Re të zeza nga Italia! Reshje intensive shiu në fillim të javës

Editor
1 Min Read

Rajoni është duke u përballur me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, të cilat gjatë ditës së djeshme shkaktuan probleme me përmbytjet në Itali.

Veriu i Italisë pritet të përballet me të njëjtin intensitet reshjesh të këtyre ditëve edhe gjatë javës, zhvillime që parashikohet të prekin edhe vendin tonë.

Ndërkohë sa i përket Shqipërisë, moti sot është i vrenjtur dhe me shira lokal, të cilët pritet të zgjerohen thuajse në të gjithë territorin gjatë orëvë në vijim.

Reshjet priten të moderuara dhe pa rrezik për përmbytje gjatë ditës së sotme, por problemet sipas stacioneve meterologjike rajonale pritet të nisin gjatë ditës së hënë për zonat veri-perëndimore dhe jugore të Shqipërisë.

Nga a hëna, parashikohet se masat ajrore të ftohta të përplasen fillimisht në Itali si edhe veriun e gadishullit të Ballkanit dhe disa orë më pas në vendin tonë gjatë mbrëmjes se të hënës duke sjellë reshje të dendura shiu në zonën e Shkodrës, Lezhës deri në Durrës.

Po ashtu, parashikohen reshje të dendura edhe në jug të vendit, të cilat mund të shkojnë deri në përmbytje në zona të caktuara.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *