
06 Korrik, 2025 14:48Dm 250705 Com Soc News Alphonso Davies Reaction From Twitch To Jamal Musialas Injury 20250705 Global Madhësia e tekstit: Lojtari i Bayern Munchen, Musiala pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen përballë PSG, e vlefshme për Kupën e Botës për Klube.
Në fund të pjesës së parë, një tentativë për kapjen e një topi solli dhe përplasjen e Musialës me portierin italian të PSG, duke e lënë talentin me këmbë të thyer.
Lajmi shokoi Alphonso Davies. Mbrojtësi kanadez, siç shihet në pamje, po ndiqte ndeshjen teksa reagimi i tij po bën xhiron e rrjetit. Davies bërtiti “O Zot, jo!” ndërsa vendoste duart në kokë.
Vetë Davies po rikuperohet aktualisht nga një dëmtim i tmerrshëm, i cili do ta mbajë jashtë fushave deri rreth nëntorit.