JiL.al - Jeto i Lumtur

Realizoi gol fantastik, Muçi: Shpresoj të jem protagonist

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ernest Muçi realizoi një gol të bukur në fitoren 2-0 në miqësore ndaj Bullgarisë. Sulmuesi i Shqipërisë ndau opinionin e tij, në intervistën pas ndeshjes.

Luajte në disa pozicione, ku ndihesh më mirë?

Me trajnerin kam folur për pozicionin, më mirë ndihem te pozicioni numër 10, sulmues i dytë, por te klubi luaj ndryshe. Sot u provave në krahun e majtë dhe në qendër. Për Kombëtare luaj në çdo pozicion, mjafton të fitojmë.

E ndjen veten se je pjekur më shumë?

Çdo futbollist dëshirën të bëjë sa më mirë. Duhet të bëj sa më mirë në klubin tim dhe pastaj në Kombëtare. Shpresoj të jem në vazhdimësi pjesë e Kombëtares dhe të bëj mirë. Ke shumë potencial, për t’u bërë i rëndësishëm, mos vallë duhet të jesh më vendimtar?

Besoj se duhet të marr më shumë përsipër. Sot shënova dhe shpresoj të bëj më mirë në ndeshjet e radhës.

Ke drojë për të dalë para kamerave? Nuk del shpesh.

Nuk kam drojë, që tani e tutje do të dal më shumë.

Scroll to Top