Regjistrohen 14 kallëzime për krime zgjedhore në prokuroritë e rretheve

Jil
Jil
3 Min Read

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se janë regjistruar 14 kallezime për krimet zgjedhore në Prokuroritë e Juridiksionit të Zakonshëm, në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër.

Njoftimi:

Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit/ Regjistrohen 14 kallëzime penale në Prokuroritë me Juridiksion të Përgjithshëm. Rastet në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër

Në kuadër të informimit të publikut mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 28.04.2025, janë regjistruar në total 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal.

Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.

Nga raportimet rezulton se 5 nga kallëzimet e mësipërme, janë regjistruar në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 respektivisht në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjirokastrës dhe nga 1 rast në Prokuroritë Durrës dhe Elbasan.

Nga kallëzimet e kryra deri më 28.04.2025, janë regjistruar gjithësej 7 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 328/a dhe 329 i Kodit Penal.

Pesë procedime janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nga të cilat 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Ndërsa dy procedimet e tjera penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal.


Janë dërguar për kompetencë në SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al