Rëndësia e edukimit dhe përgjegjësia personale: Një mësim nga përvoja e një djali të varfër”

Jil
Jil
3 Min Read

Ishte një djalë i vogël shumë i varfër i cili mundohej të mbijetonte duke shitur lule në një rrugë të mbipopulluar me automjete. Një ditë, një burrë në moshë ndali makinën dhe i tha: Pse u zgjat lule njerëzve në këtë rrugë të mbipopulluar dhe të rrezikshme? Djali iu përgjigj: Familja ime është e varfër dhe nuk i mbulon dot shpenzimet për shkollimin tim. Kam nevojë të fitoj disa të holla dhe të shkollohem.

Burri ia ktheu: Por je duke vepruar gabim vogëlush. Është rrezik shumë i madh, mund të të shtypë ndonjë makinë. Jeta jote është më e rëndësishme se shkollimi jot, prandaj mos e rreziko jetën për shkollën. Djali i gjorë po i dëgjonte fjalët e atij njeriu teksa e shikonte atë të largohej. Pas disa ditësh që mendonte në lidhje me këshillën e atij njeriu, vogëlushi vendosi të mos dalë më në rrugë për të shitur lule.

Pas pesëmbëdhjetë vitesh, vogëlushi tashmë ishte bërë një goxha djalë por pa asnjë burim të ardhurash. Ai ishte ulur në një qoshe dhe lypte për lëmoshë: Zotëri, ju lutem më falni ndonjë qindarkë. Zotëria i moshuar ia ktheu: Duhet të kishe shkuar në shkollë dhe të kishe ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten tënde. Djali vazhdoi: Prindërit e mi ishin shumë të varfër dhe nuk kishin mundësi të më shkollonin.

“Mos ia vër fajin prindërve. Plot njerëz punuan dhe rrezikuan jetën e tyre kur ishin fëmijë për të paguar shkollimin, sepse ata ia dinin vlerën edukimit. Por ti nuk ke bërë asgjë, është i gjithë faji jot dhe përgjegjësia jote”, e ndërpreu i moshuari. Djaloshi i ri u lëndua thellë në shpirt nga fjalët e të moshuarit, dhe u lëndua më shumë akoma kur vuri re se ai ishte i njejti burrë të cilin e takoi pesëmbëdhjetë vite më parë.

Mësimi:
Njerëzit të cilët do të dekurajojnë për të ndjekur ëndrrën tënde, do të jenë të njejtët njerëz të cilët do të të fajësojnë që nuk e realizove dot atë. Mer fatin tënd në dorë, beso në veten tënde dhe injoroi të gjithë ata të cilët të demoralizojnë. E vendos ti se kush do të bëhesh dhe mendimi i të tjerëve nuk ka asnjë vlerë. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania