
Pasditja ka sjelle rëndim të reshjeve të borës ku në lartësi mbi 800 metër trashësia ka arritur deri në 20 cm.
Reshje bore tashmë ka edhe brenda qyteteve të Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit, por bora vetëm sa ka zbardhur në këto qytete.
Policia Rrugore udhëzon drejtuesit e mjeteve të kenë pajisjet dimërore me vete në mjetin e tyre, pasi prezenca e borës, akullit e lagështirës është në të gjitha akset nacionale dhe rurale.
Rruga e Kombit, në segmentin Fan-Morin vijon të jetë nën trysnin e borës por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Ndërsa disa zona si: Myhejan, Buçaj, Astë e Sopot njësia administrative Tropojë, Bashkia Tropojë kanë probleme me energjinë elektrike bëhet me dije nga Shtabi i Emergjencave Civile në Kukës.
Reshjet e borës në qarkun Dibër kanë zbritur deri në 600 metra mbi nivelin e detit, ku kanë nisur të shfaqen edhe problematika.
Aksi rrugor në të cilin kërkohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes është ai i rrugës së Arbrit.
Më problematike situata paraqitet në Bulqizë dhe Maqellarë ku ka prani të dëborës në asfalt.