JiL.al - Jeto i Lumtur

Reshjet e dendura të shiut ‘bëjnë kërdinë’ në këtë vend

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Polonia është përfshirë nga përmbytje të shumta, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona.

Kryeministri Donald Tusk, tha se autoritet do të evakuojnë banorët dhe qeveria do të japë mbështetje fianciare për të prekurit.

E kam thirrur këtë seancë të qeverisë për të miratuar sa më shpejt vendimin për vendosjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Unë i jam drejtuar ministrit të financave dhe për momentin kemi siguruar rezerva financiare për nevojat e vendeve dhe njerëzve të prekur nga përmbytjet”, tha kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Evakuime si pasojë e përmbytjeve të shumta u bënë edhe në Republikën Çeke, Austri dhe Rumani. Shumica e territorit të Republikës Çeke u prek nga shiu i dendur dhe autoritetet shpallën paralajmërime për përmbytje masive në rreth 100 zona.

Lumi Oder që rrjedh në Poloni arriti nivele ekstreme në Ostrava, qyteti i tretë më i madh çek.

Shumë pjesë të qytetit ishin nën ujë dhe janë ngritur qendra për ata që duhej të evakuoheshin.

Ndërkohë, edhe Hungaria po përgatitet për reshje dhe përmbytje.

Meteorologët thonë se Europa Qëndrore po përballet më përmbytjen më të madhe të regjistruar dekadat e fundit.

Scroll to Top