Reshjet e dendura te shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Italinë qendrore dhe veriore.
Zjarrfikësit italianë punuan gjatë natës të enjten për të shpëtuar njerëzit nw rajonet e prekura.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, rreth 350 operacione për të kufizuar dëmet dhe shpëtimin e njerëzve u kryen midis të enjtes dhe të premtes në rajonet e Ligurias, Toskanës dhe Emilia Romagnas, raporton agjencia e lajmeve AP.
Në Liguria, një nga rajonet më të prekura, 100 ndërhyrje urgjente u kryen kryesisht në zonën e Genoas.
Shumë nga njerëzit e shpëtuar ishin bllokuar në automjetet e tyre ose në katet e poshtme të shtëpive për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Në provincën e Sienës në Toskanë, u kryen 60 shpëtime të lidhura me motin, ndërsa në provincën Livorno, në rajonin e Liguria, 30 persona u shpëtuan gjatë natës kur lumi Cornia doli nga shtrati.
Mbrojtja Civile lëshoi të enjten një nivel alarmi portokalli për ditët në vijim në pesë rajone në Italinë veriore dhe qendrore.