Rezulton me 17 precedentë penalë, ja kush është shqiptari që dhunoi punonjësin e pastrimit në Athinë

Jil
Jil
1 Min Read

Një 34-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim pasi së bashku me dy persona të tjerë u filmuan teksa dhunonin një punonjës të pastrimit publik të Athinës. Ai është identifikuar si Romeo Nazifi.

Nazifi rezulton person me 17 precedentë penalë në Greqi. Ai është akuzuar për vjedhje, raste droge, grabitje, vjedhje automjetesh, dhunë në familje, kërcënime, fyerje, dëmtime trupore, posedim dhe përdorim arme, ndërsa në vitin 2022 u plagos me armë zjarri jashtë një lokali në Burnazi.

Ngjarja ndodhi natën vonë të së shtunë në Agios Nikolas, ku një automjet me tre pasagjerë ndaloi pas një makine pastrimi.

Sipas deklaratës së punonjësit, ngjarja ka ndodhur pasi tre të rinjtë ishin me makinë pas mjetit që pastron koshat. Ata kanë tentuar që ta parakalojnë por nuk ia kanë dalë.

Më pas ata kanë zbritur nga makina dhe kanë dhunuar me grushte punonjësin e pastrimit. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i dhunimit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania