Rikthehen reshjet e shiut në Kukës, ja si paraqitet situata në zonë!

Editor
1 Min Read

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës. Reshje bore ka në segmentin Fushë-Dugagjin – Tuneli i Kalimashit. Lëvizja e mjeteve bëhet normalisht ndërsa mjetet borëpastruese ndodhen në terren për monitorimin e rrugëve.

Segmenti tjetër i rrugës së kombit Fushë-Dugagjin – Morinë është në ndikimin e reshjeve të shiut. Rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të kenë duhet të kenë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë.

Drejtuesit e mjeteve të përdoruesve të rrugëve nacionale duhet të bëjnë kujdes veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës apo Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, këto segmente kanë prezencë të akullit e borës, si dhe ka prezencë të rënies së gurëve nga moti i keq.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al