
Ka nisur prej pak minutash seanca plenare e kësaj të premteje, e parashikuar si vijim i pjesës së parë të mbajtur paraditen e sotme.
Rendi i ditës:
1. Raporti i Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve
2. Betimi i deputetëve
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Pritet që në Kuvend të kryhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Më herët, gjatë një takimi në ambientet e Presidencës, presidenti Bajram Begaj firmosi dekretin që i jep Edi Ramës detyrën si kryeministër, duke e mandatuar për formimin e qeverisë së re.