Roberta Metsola rizgjidhet Presidente e Parlamentit Europian!

Editor
1 Min Read

Roberta Metsola është rizgjedhur presidente e Parlamentit Evropian.

E zgjedhur për herë të parë në këtë post në janar 2022, politikania Malteze e Partisë Popullore Evropiane (EPP) do të qëndrojë në këtë rol edhe për 2.5 vite të tjera.

Koncesioni i “pullave fiskale”, Mete: Shërbimi do kryhet nga shteti nga janari 2025, presim kosto më të ulët

Ajo mori mbështetjen e shumicës së 720 anëtarëve të sapozgjedhur të Parlamentit Evropian. 562 europarlamentarë votuan për të.

Mandati pesëvjeçar i presidentit të Parlamentit është ndarë tradicionalisht në dysh midis socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë (S&D) dhe PPE-së së qendrës së djathtë.

Para votimit ajo u zotua për “udhëheqje të fortë” dhe për të vazhduar presionin për të drejtën e Parlamentit për të inicuar legjislacionin.

“Kjo duhet të jetë një Dhomë që nuk mund të ketë frikë të udhëheqë dhe të ndryshojë,” tha ajo, duke nderuar ish-presidentin e ndjerë David Sassoli.

“Unë kurrë nuk do të shmangem nga marrja e vendimeve të vështira,” shtoi ajo.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *