Rojet e sigurisë grabisin motomjetin prej 2500 eurosh brenda portit të Durrësit, policia i vë në pranga

Jil
Jil
2 Min Read

DURRËS- Dy punonjës sigurie në portin e Durrësit janë vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se kanë vjedhur një motomjet brenda ambienteve të portit. Sipas bluve motomjeti, i cili kishte ardhur nga Zvicra dhe kishte vlerën rreth 2500 euro, ishte në pronësi të një qytetari me inicialet K.K.

Dy punonjësit e sigurisë dyshohet se e kanë shfrytëzuar këtë pozitë për të kryer vjedhjen, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Gjithashtu policia sekuestroi motomjetin dhe i referoi materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vodhën një motomjet në port, me vlerë 2500 euro; kapen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Dy të arrestuarit ishin me detyrë për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit. Sekuestrohet motomjeti i importuar nga Zvicra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

I. F., 45 vjeç, dhe G. D., 47 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro, në pronësi të shtetasit K. K.

Motomjeti është vjedhur brenda ambienteve të portit të Durrësit, ndërkohë që të dy këta shtetas ishin me detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania