Ronaldo drejt çerekfinales, ‘superylli’ portugez synon tjetër sukses

Editor
2 Min Read

Është njëri nga më të kërkuarit. Cristiano Ronaldo mbetet “superyll” i futbollit botëror edhe në moshën 39-vjeçare, ndërsa ndaj Belgjikës shpreson të vazhdojë rrugën drejt “Olimpit”, me liderin e “Luzitanëve” portugezë, që do të udhëheqë ekipin e tij, në përballjen e mbrëmjes së kësaj të hëne, përballë Sllovenisë, ku padyshim objektivi është kalimin në çerekfinalet e Euro 2024.

“Veterani” i sulmit dëshiron titullin mbi çdo gjë tjetër, diçka që e ka bërë në 2016, i pari trofe i madh i Portugalisë, ndonëse në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit do të kërkojë më shumë, ku pavarësisht se është vërtet i vjetër, ai ndjek dy rekorde, njëri është për golat, pasi 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, mund të bëhet i vetmi futbollist që ka shënuar në gjashtë edicione të Evropianit, ndërsa rekordi tjetër është për asistet me ish- “yllin” e Real Madrid, Manchester United e Juventus, që është në kuotën e 8 asistime, po aq sa çeku Karel Poborsky e nëse shërben vetëm një, do të jetë rekordmen i vetëm.

Natyrisht, tifozët portugezë nuk do të shohin vetëm rekordet e kapitenit të tyre. Për ta ka rëndësi fitorja dhe çerekfinalet, për të cilën Portugalia është rëndshëm favorite dhe ku tekniku Roberto Martinez pritet të kthehet tek formacioni titullar, që u la pushim ndaj Gjeorgjisë, dhe Ronaldo do të jetë në fushë edhe pse është paraqitur dobët deri tani.

Pas pezullimit rikthehet edhe “ylli” tjetër i sulmit, Rafael Leao, ndërsa Sllovenia do të luajë shanset e saj, ku deri më tani nuk ka asnjë fitore në historinë e saj, no kampionatet evropiane.

Ballkanasit kanë mbrojtësin Janza të pezulluar, ndërsa pritet që sulmuesi kryesor, Sesko, të arrijë të shënojë më në fund, sepse deri tani kanë realizuar vetëm lojtarët e prapavijës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *