Ronaldo thyen vetëm rekorde!

Editor
1 Min Read

Cristiano Ronaldo nuk ndalet dhe me dopietën e fundit në Arabinë Saudite e dërgon në 931 numrin e golave në karrierë me klubin dhe kombëtaren e Portugalisë.

Mbrëmjen e 4 prillit 2025 Al Nassr fitoi 1-3 kundër Al Hilal në derbin e Riadit dhe rihapi garën për titullin kampion në Arabinë Saudite. Al Hassan kaloi në epërsi miqtë në fundin e pjesës së parë me një supergol, para se Ronaldo në fillim të fraksionit të dytë të tundte rrjetën me asist të Mane.

Al Bulayhi shkurtoi rezultatin, por për të vendosur sërish qetësinë në kampin e Al Nassr mendoi Ronaldo me golin e dytë. Në minutën e 88-të CR7 ktheu në gol penalltinë e akorduar me VAR.

Me 54 pikë Al Nassr merr vendin e tretë, shtatë pikë pas kryesuesve të Al Ittihad. Ndërkohë që Al Hilal me 57 pikë mbetet në pozitën e dytë.

https://youtube.com/watch?v=VkriUZGg4Vs%3Fsi%3DeN4TiKUGFQXaBQ-8

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al