Rrahën djalin e ish-deputetit të PD-së në Farkë, procedohen penalisht dy persona

Jil
Jil
1 Min Read

TIRANË- Dy persona janë proceduar penalisht lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku u dhunua Kristi Fufi djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, thotë policia.

19-vjeçari përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve të marra në kokë nga goditje me sende të forta. Ndërkohë ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al