Tre të rinj janë vënë nën hetim nga Policia e Elbasanit pasi mbrëmjen e së shtunës kanë kanë goditur me grushte dhe shkelma një të mitur 16-vjeçar.
Të rinjtë e identifikuar me inicialet K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, janë konfliktuar me të miturin në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta.
Po ashtu, është vënë nën hetim edhe një 20-vjeçar, i cili punonte kamariarer në këtë lokal. 20-vjeçari i identifikuar me inicialet H.G. është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit.
Për më tepër, edhe pronari i lokalit i identifkuar me inicialet A. Q., 54 vjeç, është proceduar penalisht pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.
“-K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit.
Në vijim të veprimeve hetimore janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur”,-njofton policia.