JiL.al - Jeto i Lumtur

Rrëzohet avioni, humbin jetën dy pilotët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy pilotë humbën jetën në Bursa të Turqisë kur një avion u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir. Sipas raportimeve të para, në avion ndodheshin një burrë 61-vjeçar dhe një 43-vjeçar. Pilotët po tentonin të bënin një ulje emergjente në pistën e aeroportit, kur njëri nga krahët e tij preku trotuarin, duke bërë që të përmbysej.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:10, ku administrata e qytetit të Bursës tha në një deklaratë se një avion stërvitor u rrëzua në pistën e aeroportit Yenişehir. Të dy pilotët vdiqën në përplasje. Për ngjarjen ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ”

Scroll to Top