Rrëzohet avioni në Angli, raportohet për viktima

Jil
Jil
1 Min Read

ANGLI- Një aksident ajroj ka ndodhur ditën e sotme në Angli. Mësohet se nga aksidenti katër persona kanë humbur jetën, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në Aeroportin e Londrës Southend menjëherë pas ngritjes.

“Aeroplani Beechcraft B200 Super King Air i prodhuar në SHBA ishte nisur për në Holandë, por hasi në vështirësi dhe u rrëzua brenda kufijve të aeroportit”, u tha gazetarëve shefi i detektivëve të policisë së Essex, Morgan Cronin.

Shkaku i aksidentit ajror ende nuk është bërë me dihe, por sipas mediave britanike, viktimat janë dy pasagjerët dhe dy pilotët.

Ky incident ka ndodhur një muaj pas një aksidenti tjetër tragjik në Indi, ku një Boeing 787 Dreamliner që fluturonte për në Londër u përplas pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, përveç një personi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania