![](https://jil.al/wp-content/uploads/2025/02/image-69.png)
Një avion privat u rrëzua sot në rajonin Ramensk, në rajonin e Moskës në Rusi, ku për pasojë mbetën të vrarë dy pilotë.
Avioni i vogël Tecnam P-2002JF Sierra u rrëzua në një fushë pranë aeroportit Mickovo.
Mediat e huaja raportojnë se avioni ishte duke kryer një fluturim të planifikuar stërvitor, por për rrethana ende të paditura gjurmët e avionit humbën nga radarët.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar, por pista kryesore është që avioni të ketë patur defekt teknik, sipas mediave ruse.