Rrëzohet avioni ushtarak, piloti bie në det

Editor
1 Min Read

Një avion luftarak F-16 i Greqisë u rrëzua ditën e sotme në rrethana të paqarta në një zonë detare midis Halkidiki dhe Alonissos.

Për fat të mirë, piloti mundi të shpëtonte, pasi aktivizoi në kohë sistemin e hedhjes nga avioni me anë të sediljes.

Ai u rrëzua në det, ku qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta, siç raportojnë mediat greke.

Pothuajse në të njëjtën kohë që piloti aktivizoi sistemin e emergjencës, filloi edhe operacioni i shpëtimit.

7 mjete lundruese të rojës bregdetare greke dhe 3 mjete ajrore shkuan në zonën ku kishte rënë piloti.

Ai u mor nga një helikopter Super Puma që e transportoi për në kampin e ushtrisë.

Prej andej u transportua me ambulancë drejt Spitalit të Përgjithshëm Ajror.

Piloti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka reaguar për ngjarjen dhe i ka uruar rikuperim të shpejtë pilotit.

Ndërkohë, Forca Ajrore greke ka nisur hetimet për të zbuluar çfarë shkoi keq që çoi në rrëzimin e avionit luftarak.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *