JiL.al - Jeto i Lumtur

Rrëzohet kolona mbajtëse e shtëpisë, humb nje person

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një burrë në Elbasan gjeti vdekjen të dhimbshme pasditen e sotme pasi kolona mbajtëse e një banese ku po sistemonte disa materiale ndërtimi, befas u rrëzua duke i shkaktuar plagë fatale.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, Elbasan, raporton noa.al.

Burri F. F., 64 vjeç, ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës).

Në një moment është shembur një kolonë e banesës.

Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top