
Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë në Kavajë pasi është rrëzuar nga skela e ndërtimit teksa punonte.
Mësohet se janë shoqëruar po ashtu disa persona të cilët kanë qenë në vendngjarje kur shtetasi me iniciale S.H., ndërroi jetë.
“Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.
62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit. Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H.