Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Mësohet se një polic bashkiak është dhunuar barbarisht në qytetin bregdetar.
Sipas informacioneve paraprake, polici me iniciale B.J ka marrë lëndime serioze, ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit, në pavionin e kirurgjisë.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar as nga Policia bashkiake e as nga Drejtoria Vendore e Policisë.