Rritet numri i qytetarëve të papunë në Gjermani

Editor
1 Min Read

GJERMANI – Numri i të papunëve në Gjermani shkoi në pothuajse tre milionë në janar, niveli më i lartë në gati dhjetë vjet, sipas agjencisë Federale të Punësimit (BA). Vetëm këtë muaj thuhet se janë regjistruar 2,993 milionë njerëz të papunë – 186,000 më shumë se në dhjetor. Pra raporothet se shkalla e papunësisë është rritur në 6,4 për qind.

Sipas autoriteteve gjermane, rritja e ndjeshme e papunësisë i atribuohet pjesërisht përfundimit të shumë kontratave të punës në fund të vitit, ndërsa shumë vende pune humbasin edhe për shkak të kushteve atmosferike. Mirëpo, nuk janë vetëm këta shkaktarët, shprehet kreu i Agjencisë, Andrea Nalles. Ai thotë se dobësia ekonomike po lë shenja gjithnjë e më të thella.

“Dobësia ekonomike po lë shenja gjithnjë e më të thella,” vuri në dukje ai, duke shtuar se kërkesa për fuqi punëtore është gjithashtu në rënie.

Në janar u raportuan 632,000 vende të lira pune, 66,000 më pak se një vit më parë. Nga ana e punëdhënësve, kryetari i shoqatës përkatëse, Rainer Dulger, foli për një “sinjal rreziku” në tregun e punës dhe theksoi se “është koha për veprim”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al