
Ukraina realizoi një nga sulmet e saj më të guximshme të luftës duke përdorur dronë kamikazë të lëshuar nga kamionë për të shkatërruar dy nga fushat ajrore më të mëdha të Rusisë.
“Operacioni Rrjeta e Merimangës”, u realizua nga sulmet e koordinuara qe kanë shkatërruar të paktën 40 avionë luftarakë rusë megjithëse Moska ka pretenduar se i ka “zmbrapsur” të gjitha rreziqet.
Dy aeroporte të largëta ushtarake, Olenya në rajonin Arktik Murmansk dhe Belaya në Siberinë lindore, u goditën nga shpërthime masive gjatë natës.
Pamjet treguan zjarre që digjeshin për orë të tëra. Bazat, të vendosura mijëra milje larg Ukrainës, janë çelësi i aftësisë së sulmit bërthamor të Rusisë dhe konsideroheshin të paprekshme.

Ukraina duket se i ka goditur ato me saktësi vdekjeprurëse, duke përdorur dronë me pamje të lëshuar nga kamionë të parkuar pranë fushave ajrore. Të dyja bazat janë mijëra milje larg Ukrainës, por ishin “nën sulmin e dronëve”. Dhjetëra avionë luftarakë të Moskës të aftë për të mbajtur armë bërthamore duken të shkatërruar.
Baza ajrore Olenya është vendi i flotës së vjetër të bombarduesve Tu-95 ‘Bear’ të Rusisë, të përdorur si për sulme konvencionale me raketa ashtu edhe të aftë për të lëshuar armë bërthamore kundër Perëndimit. Në flakë ishte edhe baza ajrore bërthamore Belaya në rajonin Irkutsk të Siberisë lindore, rreth 2,900 milje larg Ukrainës.
Sulmi ka shkaktuar thirrje brenda qarqeve ushtarake të Rusisë për një përgjigje bërthamore. “Çaktivizimi i avionëve strategjikë i jep Rusisë të drejtën të përdorë armë bërthamore”, – deklaroi analisti i luftës pro-Kremlinit, Vladislav Pozdnyakov. Doktrina bërthamore e Rusisë lejon një përgjigje bërthamore në rast të një sulmi ndaj “infrastrukturës kritike qeveritare ose ushtarake”.
Shërbimi sekret SBU i Ukrainës thuhet se qëndron pas këtij operacioni special në shkallë të gjerë për të shkatërruar bombarduesit rusë. Media ukrainase pretendojnë se më shumë se 40 avionë të Putinit ishin goditur, duke përfshirë bombarduesit strategjikë Tu-95, Tu-22M3 dhe A-50. Dëmi vleresohet se i tejkalon 1.5 miliardë paund.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha në një postim në Telegram se Ukraina kishte kryer një “sulm terrorist” në rajonet e Murmansk, Irkutsk, Ivanovo, Ryazan dhe Amur.
Ajo pretendoi se të gjitha sulmet u ‘zmbrapsën’, duke shtuar: “Si rezultat i lëshimit të dronëve FPV nga territori i vendosur në afërsi të aeroporteve, disa pjesë të pajisjeve të aviacionit morën flakë”. Thirrjet e Kremlinit menjëherë ia hodhën fajin Perendimit dhe bënë thirrje për sulme hakmarrjeje.
Sulmi vjen përpara bisedimeve të paqes që do të zhvillohen nesër në Stamboll. Zelensky paraqiti te dielen qëndrimet e Ukrainës për bisedimet e Stambollit, të cilat përfshijnë një armëpushim të plotë dhe pa kushte, lirimin e të burgosurve dhe kthimin e fëmijëve të rrëmbyer.
Putin ka hedhur poshtë shumë nga këto kërkesa, përfshirë thirrjen për një armëpushim pa kushte, dhe ka bërë vazhdimisht disa kërkesa që Ukraina i ka refuzuar plotësisht.