
Lëvizje të reja në drejtimin e Policisë së Shtetit: Emërime të reja në disa komisariate në Tiranë dhe rrethe
Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në nivel drejtuesish në komisariate të ndryshme në vend, me qëllim forcimin e menaxhimit dhe rritjen e eficiencës operacionale në terren.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve janë bërë emërime të reja në disa komisariate në Tiranë, Kukës dhe Shkodër.
Ja emërimet e fundit të bëra publike:
Idriz Daulle, më parë zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
Besmir Qebini, nga Shef i Komisariatit nr. 5, është transferuar si Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Bekim Lika, nga pozicioni i mëparshëm si Shef në Kukës, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
Ermal Kenaçi është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
Feliks Hoda është caktuar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
Ervis Gjoshi, i cili mbante detyrën e Shefit në Komisariatin nr. 4, është ngritur në detyrë si Zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë.
Robert Losha është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
Elton Shahini do të drejtojë Komisariatin e Policisë nr. 1, Tiranë. /noa.al