Rrufeja godet një grup turistësh

Editor
1 Min Read

Një udhërrëfyes peruan u vra dhe gjashtë turistë francezë u plagosën nga rrufeja në zonën turistike të Cuzco, në jug të Perusë. Rrufeja goditi grupin teksa po shëtisnin në malin Vinicunca, i quajtur edhe mali me shtatë ngjyra, i cili ndodhet në zemër të Andeve, rreth 100 kilometra larg qytetit të Cuzco.

Në një deklaratë për shtyp, policia lokale tha se turistët francezë, të moshës 22 dhe 40 vjeç, po trajtoheshin në një spital në Cuzco. Gjithashtu ata kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera.

Mali me shtatë ngjyra dominon në lartësinë 5200 metra. Ngjyrat që e përbëjnë atë janë rezultat i shtresave të sedimentit që janë grumbulluar gjatë një periudhe prej miliona vjetësh. Është një nga atraksionet turistike më të njohura në Peru së bashku me Machu Picchu. Që nga fillimi i vitit, pesë persona janë vrarë nga rrufeja në rajonet e Andeve të Perusë, sipas agjencisë së mbrojtjes civile.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *