JiL.al - Jeto i Lumtur

Rrugore paralajmëron qytetarët: Monitorim intensiv në akset

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia Rrugore në Vlorë lajmëron se gjatë 48 orëve të fundit, në shumë akse rrugore janë konstatuar nëpërmjet dronit, 503 raste të parakalimeve të gabuara. Drejtuesit e mjeteve që kanë kryer këto parakalime janë ndëshkuar me masa administrative nga 3000 deri në 5000 lekë të rinj.

Gjithashtu, janë evidentuar 703 raste të shpejtësisë të palejuar. Policia Rrugore e Vlorës lajmëron drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi monitorimi do të vijojë.

“Njësia Operacionale e Policisë Rrugore

Intensifikohen kontrollet në akset rrugore nacionale dhe urbane, duke përdorur mjetet inteligjente shpejtësimatëse dhe dronë.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, në shumë akse rrugore janë konstatuar nëpërmjet dronit, 503 raste të parakalimeve të gabuara. Drejtuesit e mjeteve që kanë kryer këto parakalime janë ndëshkuar me masa administrative nga 3000 deri në 5000 lekë të rinj.

Gjithashtu, gjatë monitorimeve janë evidentuar:

703 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara. Drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative 1000 – 4000 lekë të rinj, pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;

51 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara. Drejtuesit e mjeteve jane ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje deri në 8 pikë nga patenta.

Monitorimet do të vijojnë intensivisht në ditët në vazhdim, ndaj Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Scroll to Top