JiL.al - Jeto i Lumtur

Rusia dhe Serbia ka vite që po përpiqen të minojnë Perëndimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nga Skënder MULLIQI

Shpesh po përdorët fjala se serbët janë “prorus’ dhe më pak fjala ‘kukull” të regjimit rus.Dhe, sigurishtë se ka një dallim.Me orjentim prorus konsiderohen më të drejtë populli serb, ndërsa kur bëhët fjalë për regjimet në Serbi, po thuaj të gjitha regjimet ishin jo vetem proruse , por regjime kukulla, si Vuqiqi një kukull i regjimit të diktatorit Vladimir Putin.Emisar i Vuqiqit në këtë drejtim është Aleksander Vulin një famkeq tjetër nga taborri i qetnikizmit të Sheshelit , si zëvëndëskryeminister nga shefi I BIA-së.Edhe pse i shpallur non grata nga DASH, kjo nuk e pengoj Vuqiqin të avanson deri në zëvëndës të tij.As që do të kishte bërë fjalë kush për këta dy kriminelë lufte dhe kriminelet e tjerë në pushtetin e Serbisë, po mos Serbinë hegjemoniste për taksirat ta kemi fqinjë që nuk ka mundësi të jetë më i keq, me poshtërsi deri në pafundësi.

Vuqiqi doli hapur më tezën fashiste për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.Vuqiq është kunder politikës perëndimore ,edhe pse merre pjesë rregullisht në takimet e ndryshme të organizuara nga BE-ja.Presidenti serb është kunder politikës së qeverisë të Ukrainës , duke treguar empati ndaj atij vendi, dhe duke mos dënuar agresinin rus, dhe as nuk ka marrë masa të embargos të kërkuar nga BE-ja ndaj Rusisë.Vuqiqi në çdo hap po e mashtron dhe manipulon BE-në, sa për donacione të majme , e në anën tjetër dihet se është kukull i Putinit në Ballkan së bashku më Dodikun e RS-ka , Millatovqin dhe Mandiqin e Malit të Zi.Nuk qëndron larg ndikimit të Moskës as pushteti aktual në Maqedonin Veriore.

As kjo Serbi e Vuqiqit si ato te regjimeve te mëparshme , nuk përjetojë katarsisë pozitiv, dhe së nuk do të këtë bisedime serioze në kuader të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sikur që edhe pamë deri më tash.Nuk ka bisedime serioze për normalizim të marrdhënjëve më një njeri I cili e mohon rregullisht gjenocidin serb në ish –Jugosllavi.Tash eksponenti politik i Millosheviqit, ka filluar agresionin politik të shoqëruar më kërcenime dhe akte të dhunës për Serbi të Madhe. Ky si nxitës dhe bashkëpunëtor i dukës qetnik, Voisllav Sheshel, shtiret si budalla për të mbuluar poshtërisitë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon. Kosova prej kohësh po ndjekë një rrugë tjetër pro perëndimore dhe pro amerikane , për dallim nga Serbia e ndikimit të politikave të Rusisë dhe të Kinës. Serbia dhe Rusia , po dëshirojnë shtetet e Ballkanit ti mbajnë në sferën e ndikimit rus.

Qëllimi i Serbisë është dalja në Detin Adriatik në pjeset e Malit të Zi, por edhe të Kroacisë, e në anën tjetër kan pretendime për dalje në Portin e Durrësit. Rusia dhe Serbia ka vite që përpiqet të minojë Perëndimin dhe të forcojë ndikimin e saj në Ballkan .BE-ja dhe Amerika këtyre skenarëve ogurzi në Evropë dhe në Ballkan duhet tua ndërpresin rrugën. Rajoni i Ballkanit, është bërë tashmë një “vatër tensionesh”, kryesisht i ekspozuar ndikimeve të Kremlinit dhe të Beogradit.Rusia e ka vendosur veten si një fuqi përçarëse, duke përdorur ndikimin e saj për të destabilizuar Ballkanin, për të minuar unitetin evropian dhe për të sfiduar demokracitë perëndimore.Bota perëndimore nuk guxon të rrezikon dorëzimin mbi një rajon jetik ndaj dy gjelatëve agresiv, si Putin dhe Vuqiq.Rusia dhe Serbia po bëjnë të pa mundurën të parandalojnë integrimin e plotë të Ballkanit në Perëndim, të dobësojnë BE-në .Këto dy shtete po përdorin fushata shqetësuese të dezinformimit public ku po aplikojnë edhe sulmet e ndryshme kibernitike…

Scroll to Top