Një sulm vdekjeprurës me raketë në Lartësitë e Golanit, të pushtuara prej Izraelit, ka rritur shqetësimet që Izraeli dhe Hezbollahu, grupi i Libanit që përkrahet nga Irani, mund të përfshihen në një luftë të plotë – diçka që të dyja palët kanë thënë në të kaluarën se synojnë të shmangin, ndonëse janë të gatshme. Izraeli ka thënë të dielën se do të godasë fort Hezbollahun, pasi e ka akuzuar grupin për vrasjen e 12 fëmijëve dhe adoleshentëve përmes një sulmi me raketë në një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit.