Sali Berisha: SPAK-u të bëjë ç’të dojë, tani asgjë nuk më ndal!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se nuk do të ndalet në betejën e tij, kur u pyet si e komenton reagimin e SPAK për të ankimuar vendimin e lirimit të tij.

Kreu demokrat foli për faktin se SPAK njoftoi se kishte kërkuar vazhdimin e arrestit shtëpiak dhe shtoi se do të apelojë vendimin e sotëm.

Berisha u shpreh “të bëjnë çfarë të duan, Sali Berishën nuk e ndalon asgjë në këtë betejë”.

“E kam thënë se drejtësia kontrollohet nga Edi Rama, u pa me Gjykatën Kushtetuese. Që në momentin kur GJK thotë se dënimi nuk është proporcional, dënimi është antikushtetues. Nuk mund të them se… E kam thënë se vlerësoj çdo akt gjykatësish që përputhet me ligjin. Të bëjnë çfarë të duan, Sali Berishën nuk ka asgjë që e ndalon në këtë betejë”, tha Berisha.

Në daljen për mediat, Berisha kishte edhe një mesazh për Edi Ramën, kur tha se arriti t’ia kthejë në portë ferri atë dritare:

“Kur je në betejë, je në betejë. Sigurisht beteja në shtëpi është më e vështirë, por arrita që t’ia kthej në portë ferri atë dritare, siç e dini ju.

Ai në çdo fjalim, dritaren e kishte ferr. Këtë e arrita unë. Unë kisha qëllim komunikimin me qytetarët, por kjo e tmerronte atë. Kurse tani, në shesh betejë do t’i provoj.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.

Scroll to Top