Nga protesta e radhes prej arrestit te shtepise Sali Berisha kerkoi diten e sotme qeveri teknike.
Të dashur miq!
Beteja jonë pa kthim, është shpresa e vetme e shqiptarëve.
Sakrificat tona janë shpresa e vetme e shqiptarëve.
Kauza jonë e drejtë meriton çdo sakrificë.
Kauza e drejtë nuk humbet kurrë në rast se ajo nuk tradhtohet nuk dorëzohet.
Unë kam bindjen më të thellë se demokratet e demokratët do të mbrojnë me çdo çmim kauzën e tyre e cila do të fitojë si kauzë e drejtë.
Qeveria teknike është zgjidhja e vetme. Vota e lirë e shqiptarëve është rruga e vetme për rikthimin në pushtet të shqiptarëve, për rikthimin në pushtet të PD-së.
Thirrja ime për çdo qytetar është të ngrihemi, të mos pajtohemi me pushtetin e krimit.
Pushteti në Shkodër i Bajrëve nuk është i qytetarëve.
Pushteti në Lezhë është i Ndokëve, trafikantëve dhe vrasësve, nuk ka asgjë të lidhur me qytetarët.
Pushteti në Vlorë është i bandave.
Në Elbasan është i Taulant Ballës dhe bandave të tjera.
Në Korçë po kështu.
Në Tiranë i qeveritarëve hajdutë.
Ky pushtet duhet përmbysur me guxim dhe vendosmëri.
Kam bindjen se demokratët, misionarë të vërtetë të lirisë, të dinjitetit njerëzor, do të mbrojnë gjer në fund kauzën e tyre të drejtë.
Do të luftojnë për dinjitetin e tyre dhe të Shqipërisë.
Në një vend ku vota e lirë është varrosur me kohë.
Në një vend ku drejtësia kontrollohet në çdo qelizë të saj.
Në një vend ku të ardhurat plaçkiten dhe grabiten nga nomenklatura e qeveritarëve dhe oligarkët e saj, qytetarët kanë vetëm një rrugë; betejë, betejë, betejë pa kthim gjer në fitore.
Edhe njëherë ju falënderoj me mirënjohje të thellë.
Le të vazhdojmë ne marshimin tonë, të vazhdojmë ne betejën tonë.
Kauza jonë nuk mposhtet kurrë, nuk humbet kurrë, ajo do të triumfojë.
Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore.