Vijon operacioni antidrogë i Dvp Korçë.
Në pranga është vënë një tjetër person. Mësohet se nga kontrollet në një banesë në fshatin Vloçisht janë gjetur më tepër se 10 kg drogë, e ambalazhuar gati për shitje.
Droga i përket një personi të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, ndërsa dyshohet se ka lidhje me operacionin e mesditës së sotme. Operacioni vijon.
Më herët raportuam se në piknë kufitare të Kapshticës u kap një makinë ku brenda saj u gjetën më shumë se 40 kg drogë, e llojit kanabis.