Spanja ka sekuestruar shtatë tonë kokainë në një operacion të madh, duke e konsideruar këtë sasi si më të madhen deri më tani.
Sasia e drogës u sekuestrua në një operacion të zhvilluar më 27 dhjetor, ku policia zbuluar dy varka me shpejtësi të lartë, të njohura si “narko-lança”, pranë lumit Guadalquivir. Gjatë hetimit dhe mbikëqyrjes ajrore, detare dhe tokësore, autoritetet gjurmuan varkat që shkarkonin ngarkesa dhe më pas transportuan kokainën në një pronë rurale në provincën e Seviljes.
Gjatë bastisjes në këtë pronë, u gjetën dy kontejnerë nën tokë për fshehjen e drogës, dhe u sekuestruan gjithashtu tre armë zjarri, përfshirë një AK-47, si dhe dy automjete të vjedhura. Tre persona janë arrestuar dhe hetimet vazhdojnë.
Ky operacion i suksesshëm është një goditje e rëndësishme për rrjetet e trafikut të drogës në Spanjë, një vend që vazhdon të mbetet një pikë kyçe hyrëse për kokainën në Evropë. Ky aksion vjen pas një tjetër konfiskimi historik në nëntor, ku autoritetet sekuestruan 13 tonë kokainë, që ishte sasia më e madhe e konfiskuar në historinë e Spanjës.