U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Editor
1 Min Read

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pas u kap duke shitur lëndë narkotike.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar edhe lënda narkotike e ndarë në doza.

“Shiste në Velipojë, në plazh dhe lokale lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet lënda narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Velipojës, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi 24 vjeç, banues në fshatin Laç. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje.  Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *