
Policia e Kosovës, me urdhër të autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut, më 16 maj ka marrë në kontroll një ndërtesë që përdorej nga Shërbimi Nacional për Punësim, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.
Që nga fillimi i vitit 2024 janë mbyllur dhjetëra institucione të tilla serbe, përfshirë organet e përkohshme komunale, postat, bankat, qendrat për punë sociale dhe të tjera.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka reaguar duke deklaruar se “hyrja” në ambientet e Shërbimit Nacional për Punësim përbën “sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej të drejtave themelore të njeriut