
Ndeshja mund të luhet në një qytet tjetër për shkak të sigurisë dhe frikës për një përplasje të mundshme midis tifozerive…
SERBI – Ndeshja eliminatore Serbi-Shqipëri e vlefshme për Kupën e Botës 2026, edhe pse është 7 muja larg, nuk do të luhet në Beograd.
Kombëtarja serbe do t’i presë kuqezinjtë në vendin e tyre më datë 11 tetor të këtij viti, por jo në kryeqytet, por në një vend tjetër. Përballja Serbi-Shqipëri me gjasa do të zhvillohet në Novi Sad.
Ndërkohë, dihet nga UEFA, se tifozët kuqezinj të Shqipërisë thuhet se nuk do të lejohen në stadium për shkaqe sigurie. Sakaq, edhe në Tiranë në muajin qershor nuk do të ketë tifozë serbë ngaqë janë të dënuar të UEFA për shfaqjet e tyre raciste.